Blog Image

EU & WBs / Albania Energy Market Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus in Albania energy market and its integration on 8th Regional Area & EU IEM. The ACERC mission aim to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and the effective integration as well as the efficient use of energy resources.

ACERC main activities profiles briefly consists in the release reports, articles and periodicals. In cooperation also with collaborates the offering of the activities that support capacity building of market actors, such as national and regional seminars, trainings and conferences. Initiatives completed by advocating in the energy sector promoting a forum called in Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Business associations in favour of progressive tax for certain companies

AEM Bulletin Sept. 13, 2013 Posted on Sun, September 15, 2013 00:20:22

14/09
– The progressive tax (source in Alb.: Taksa progresive) by Top
Channel,
14 September 2013



Environmental concerns regard the Hec in National Park Shebenik – Jablanica

AEM Bulletin Sept. 13, 2013 Posted on Fri, September 13, 2013 23:14:41

Mbi abuzimin me koncesionet e dhena per ndertimin e
hidrocentraleve ne Parkun Kombetar Shebenik – Jabllanice



Leter e hapur drejtuar Keshillit te Ministrave, Kryeministrit, Organizatave
Mjedisore Lokale, Kombetare dhe Nderkombetare

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror ne Shqiperi (PPNEA),
permes kesaj letre deshiron te terheqe vemendjen tuaj dhe te opinionit publik,
rreth situates se rende mjedisore qe po krijohet ne Parkun Kombetar Shebenik –
Jabllanice si rrjedhoje e koncesioneve te dhena per ndertimin e hidrocentraleve
(HEC).

Ne, kerkojme nga Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise qe te
korrigjoje situaten e krijuar duke zhbere vendimet abuzive te ndertimit te
HEC-ve ne Parkun Kombetar Shebenik – Jabllanice si dhe te parandaloje veprimet
e planifikuara ne parqet e tjera kombetare si ai i Lures dhe Lugina e Valbones apo
edhe ne zonat e tjera te mbrojtura. Gjithashtu, i bejme thirrje organizatave
dhe qytetareve te interesuar per ceshtjet e mjedisit qe te shtojme perpjekjet
tona te perbashketa per te mbrojtur pasurite natyrore te Shqiperise.

Aktualisht ne rrethin e Librazhdit jane dhene rreth 84 leje per ndertimin e
hidrocentraleve, ku 70% e HEC-ve prekin Parkun Kombetar Shebenik – Jabllanice.
Lejet koncesionare jane dhene ne mungese te plote te nje vleresimi strategjik
mjedisor per lumenjte. Ndertimi i kaq shume hidrocentraleve do te sjelle deme
te pa riparueshme ne peisazhin e mrekullueshem natyror te zones, ne
biodiversitetin e saj, si dhe do te krijoje problematika te forta
social-ekonomike per komunitetin. HEC-et e planifikuara do te prekin
pashmangshmerisht rrjedhen ne lumin Shkumbin, lumin e Rrapunit, lumin e
Lunikut, lumin e Gurakuqit, zallin e Qarrishtes, lumin e Bushtrices, lumin e
Radicines, lumin e Gostimes, perrenjte She Librazhd, She Dragostunje, She
Hotolisht, Gurekuqe, Lingajca, Stebleve, etj. Praktikisht, nuk do te kete
burim, perrua apo lume pa u prekur nga ky fenomen!

Nuk ka asnje dyshim se ndertimet e digave, kanalizimeve, devijimet e
rrjedhes natyrale te ujit nepermjet tubacioneve dhe tuneleve ndikojne
negativisht ne habitatet natyrore dhe ne teresine e mjediseve ujore. Po keshtu
elemente te qenesishem te ndikimeve negative afatgjata jane; copezimet e
habitateve, deme te pariparueshme ne peisazhin natyror, zhdukja e llojeve te
rrezikuara te faunes dhe demtimet e drejteprdrejta te flores. Devijimi dhe shkurtimi
i rrjedhes natyrale te ujrave, ne menyre te pashmangshme do te krijoje nje
barriere per kryerjen e aktiviteve tradicionale te qendrueshme dhe do te
pengoje zhvillimin e ekoturizmit ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice.

Ekosistemi natyror Shebenik-Jabllanice eshte shpallur Park Kombetar me
21.05.2008 dhe si i tille gezon te gjitha privilegjet, se paku ligjore, per
mbrojtjen e integritetit te tij territorial nga nderhyrjet direkte ne mjedis.
Territori i parkut ze pjesen qendrore te “Brezit te Gjelber te
Ballkanit” dhe perfaqeson nje zone te gjere nderkufitare. Kjo zone formon
nje korridor te rendesishem ekologjik per kafshet e egra, te cilat kane vlera
te pallogariteshme ne ruajtjen e larmise biologjike te rajonin Ballkanik, e me
gjere.

Parku Kombetar i Shebenik-Jabllanices dallohet per nje pasuri te
paperseritshme te biodiversitetit. Aty gjenden gjallesa te rralla te mbrojtura
nga legjislacioni kombetar dhe nga konventat nderkombetare. Fauna
karakterizohet nga prania e ariut te murrme, ujkut, lunderzes, troftes se
malit, etj. Fatmiresisht ne kete zone mbijeton Rreqebulli i Ballkanit (Lynx
lynx balcanicus syn.martinoi), qe eshte nje kafshe endemike shume e rralle dhe
ne rrezik zhdukje.

Per sa i perket flores, ne park hasen lloje te shumta bimore te cilat jane
te rralla e te kercenuara si Manushaqja Shqiptare (Viola albanica) dhe
Manushaqja e Dukagjinit (Viola dukadjinica), Menishte Shqiptare (Cistus
albanicus) endemike e Shqiperise, Zambaku Shqiptar (Lilium albanicum), si dhe
Shafrani i Jabllanices (Crocus jabllanicensis) endemik i malit te Jabllanices.

Per te gjitha arsyet e parashtrura me lart, ne apelojme per ndalimin e
menjehereshem te ndertimit te HEC-ve ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice. Ne
do te mbikqyrim situaten nga afer, do te njoftojme vazhdimisht publikun e gjere
mbi ecurine e aktiviteteve abuzive dhe do te shtojme perpjekjet tona per te
mbrojtur Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice.

Ne besojme tek mbizoterimi i ligjit dhe shpresojme se Keshilli i Ministrave
do te shqyrtoje kete apel dhe do te ndermarre te gjitha hapat e nevojshem
institucionale per korrigjimin e kesaj vendimmarrje te gabuar.



Energy: strategic profile of cooperation between Albania and Kosovo

AEM Bulletin Sept. 13, 2013 Posted on Fri, September 13, 2013 22:56:04

13/09
– “Strategic co-governance” (source in Alb.: “Bashkëqeverisje
strategjike”
) by Top
Channel,
13 September 2013