21/08
– “Alerts”
of the initiation of wholesale energy market (source in Alb.: “Këmbanat”
e tregut të energjisë me shumicë
) by Av. Dr.
Lorenc Gordani / AEM,
21 August 2013

Në forumet e ndryshëm brenda
dhe jashtë shqiperisë gjithnjë e më shpesh artikulohet, data 1 janari 2015, si
afati i fundit për transpozimin e Paketës së Trete të Energjisë. Paketë e
ndërmarrë në vazhdën e integrimit evropiane dhe posaçërisht të tregut energjetike
me ndërhyrjen e parë më 1996-98. E gjitha si rrjedhim i logjikës se vetëm materializimi
i një kornizë efektive në prodhim dhe tregtim në përputhje me rregullat e tregut,
bënë të mundur pritshmëritë e kërkuara ekonomike, dhe jo më pak ato të
ndërlidhura më mirëqenien socialë dhe efikasitetin në përdorim.

Reforme që në thelb imponon heqjen e pengesave për
zhvillimin e tregjeve konkurruese. Hapja efektive e tregu – me shfuqizimin
e një numëri dispozitash ligjorë – më qartësisht efektet e saj do t’i shfaqë, për
konsumatorin e gjerë, në lidhje më mundësinë e furnizimit nga një shumëllojshmëri
ofertuesish dhe opsionesh. Një “uragane” pra që siç kuptohet fillesat e veta i ka
tek heqja e pozitave monopolistë në prodhimin e energjisë elektrike dhe tregtimit
me shumicë.

Për këtë së pari e nevojshme bëhet inkuadrimi i zhvillimeve të tregut më shumicë i cili
do të jetë dhe objekti kryesore i trajtimit këtu në
vazhdim. Treg që më hyrjen në fuqi të Paketës së Trete të Energjisë, së bashku
më objektivin për të përfunduar tregun e brendshëm të energjisë deri në vitin
2014, po avancon në mënyrë shumëpalëshe drejte integrimit të plotë në një zonë
të vetme evropiane të energjisë elektrike. Pra siç kuptohet e gjitha avancon nëpërmjet
iniciativave rajonalë, në kuadër të së cilave edhe Komuniteti i Energjisë të tregut
ku bënë pjesë Shqipëria, në tetor 2011 ka vendosur të inkuadrohet më afat të
fundit të transpozimit deri në 1 janar 2015.

Në këtë kuadër, Rajoni i 8-të në qendër të veprimtarisë koordinuese
ka vënë Planin Rajonal të Veprimit për hapjen e tregut me shumicë në EJL (SEE
RAP), i cili përcakton hapat për integrimin në tregun rajonal. Me specifikisht,
piketat e veprimit në harmoni dhe më modelin e synuar evropian të energjisë elektrike
mbështet në katër targetet ndër-rajonalë, që janë: llogaritja e plotë e kapaciteteve,
alokimet në periudha afatgjata, operimi në tregun e përbashkët (për ditën pas),
dhe ankandi i vazhdueshëm ndërkufitar ditor.

Më shumë së sa trajtimi teorike
i secilës kategori më vete, për lexuesin e thjeshte, me rendësi gjykohet të jetë njohja e situatës faktikë
që ka rrjedhur në vijim. Të gjitha vendet e rajonit, kanë implementuar mekanizmat
e tregut për ankandet ndër-kufitarë. Kështu, të gjitha kanë futur tashmë në
logjikat e tregut alokimet vjetore dhe mujorë, dhe vetëm disa nga ato edhe alokimet
javorë dhe ditore. Alokimet ndër-ditorë janë gjithashtu në disa raste një
opsione, por jashtë zgjidhje të bazuar në treg (d.m.th. sipas parimit i pari shërbehet).

Gjithashtu disa shtete
anëtarë të BE-së në rajonin e 8 kanë filluar të adoptojnë ankandet e përbashkëta
si p.sh. midis Serbisë dhe Kroacisë. Që nga janari 2013, Serbia dhe Rumania
bashkërisht organizojnë ankande të koordinuara afatgjatë dhe afatshkurtër të kapaciteteve
të tyre ndërkufitarë. Gjatë këtij viti gjithashtu Kroacia, Sllovenia dhe
Hungaria janë përfshirë në zyrën ë përbashkët të ankandit të koordinuara (ankandet
vjetore, mujorë dhe ditorë).

Rumania ka shpallur interes
për t’u bashkuar me mekanizmin e përbashkët të tregut në mes Republikës Çeke,
Sllovake dhe Hungarezë. Drejtim në të cilin janë bërë hapa të rëndësishëm më shpalljen
e vullnetin të përbashkët për bashkëpunim nga të gjitha palët e involvuara. Në
këtë kuadër, sa dinamikë dhe sfidues, ajo që bie në sy është se Shqipëria është
kufizuar vetëm me transpozimet “minimale” të kapaciteteve të saj ndërkufitarë dhjetore
dhe mujorë. Natyrisht, dhe për këto të fundit, pikëpyetje të shumta ngrihen nga
specialistet mbi kriteret e përgjithshme të transparencës.

Në mbyllje, pra siç edhe shikohet, të gjitha elementet
e SEE RAP mund të zbatohen brenda kuadrit ligjor të Paketës së dytë rregullatore.
Ndërhyrjet e nevojshme në legjislacionin kombëtar të secilit shtet bëhen në mënyrë graduale duke përgatitur terrenin për
zbatimin rajonal në tërësi të Paketës së Tretë. Në këtë kuadër mungesa e progresit konkret në rastin
e Shqipërisë bëhet edhe më zhgënjyese në kontekstin e trumbetuar gjerësisht
për aspirata lidershipi në rajone dhe me gjerë. Sigurisht, për këtë duhet vetëdija që një sërë aspektesh
janë të rëndësishme, ku ndër të tjera përveç mbështetjes së sinqerte politikë,
nxitja dhe angazhimi më nisma cilësorë për të bërë të mundur përkthimin e ideve
në realitet.