Blog Image

EU & WBs / Albania Energy Market Updates

Presentation of Albanian Centre for Energy Regulation and Conservation - ACERC

ACERC is a think tank centre with focus in Albania energy market and its integration on 8th Regional Area & EU IEM. The ACERC mission aim to provide a qualified contribution to the promotion of the liberalization and the effective integration as well as the efficient use of energy resources.

ACERC main activities profiles briefly consists in the release reports, articles and periodicals. In cooperation also with collaborates the offering of the activities that support capacity building of market actors, such as national and regional seminars, trainings and conferences. Initiatives completed by advocating in the energy sector promoting a forum called in Albanian School of Regulation.

For more visit us at the Official Website of Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Provision of new licenses for ten wind farms and two hydro-power stations

AEM Bulletin August 17, 2013 Posted on Sat, August 17, 2013 13:03:40

Dhënia e licencave të reja për dy parqe eolike dhe dhjete
hidrocentrale


Shkruar nga Av. Dr. Lorenc Gordani

Ne mbledhjen e radhës me
16 gusht 2013, kreu i ekzekutivi e komentoi “mbledhjen e qeverise” si “dita e
energjisë”. Ne lidhje me këtë se pari u informua se “janë dy parqe eolike që
licencohen nga Ministria e Ekonomisë dhe janë dhjetë hidrocentrale, koncesione,
të cilat u akordohen në përputhje me ligjet e vendeve, kompanive të ndryshme”.

Nder te tjera u be rezyme e volumit te përgjithshëm nga 2007 duke
sqaruar se deri më sot “shkon në 370 numri i hidrocentraleve të dhëna për t’u
ndërtuar me koncesion në të katër anët e vendit, nga 444 hidrocentrale të
vogla, të mesme e të mëdha, që janë përllogaritur për t’u ndërtuar, pa
llogaritur ato mikro që janë me mijëra, për të cilat kërkohet një kuadër më
nxitës”.

Suksesi i kësaj sipërmarrje, kreut te ekzekutivit e komentoi se duhet
ti faktohet nder te tjera ligjit të koncesioneve, edhe masave ndihmuese si
heqjen e TVSH-së për hekurin, turbinat, çimenton etj. Gjithashtu kushtet e
krijuara në Shqipëri, heqja e disa detyrimeve fiskale, krahu i punës kanë bërë
që të përgjysmohet koha kthimit të investimit.



Positive financial breath of the first 7 months of Albanian economy

AEM Bulletin August 17, 2013 Posted on Sat, August 17, 2013 12:35:21

Positive financial breath of the first 7 months of
Albanian economy


Shkruar nga Av. Dr. Lorenc Gordani

Dje u zhvillua mbledhja e
Këshillit të Ministrave, ku nder te tjera Kryeministri Berisha trajtoi
administratën tatimore e doganore. Ne këtë kuadër e gjitha u shoqërua me
dhënien e shifrave te cilat përcjellin optimizëm pasi ne disa zëra te
rëndësishëm shkojnë përtej parashikimeve.

Ne këtë kuadër u nënrendite qe administrata realizoi parashikimin
tatimore në masën 106.7 ku e krahasuar
me korrikun e vitit të shkuar, do te thotë 7 përqind më shumë. Profile te tjera
pozitive u përcollën nga “tregut financiar në vend, ku bonot po blihen me
interesat më të ulëta, rekord. Inflacioni i muajit të kaluar ishte 0.8 përqind
më i ulët se muaji korrik i një viti më parë”.

Te dhënat me te plota u sollën nga doganat qe “kanë mbledhur 16 përqind
më shumë sesa në korrikun e vitit të shkuar. Në qoftë se doganat janë në 95
përqind të planit në tërësi, kjo sepse ka hyrë në fuqi ligji për heqjen e
TVSH-së për të gjitha llojet e makinerive, për panelet diellore e për gjithçka
që përdoret për prodhim në Shqipëri dhe megjithatë, krahasuar me vitin e
kaluar, doganat janë në nivelin 16 përqind më shumë”.

Po kështu, “ka rritje të eksporteve të vendit me 27 përqind në muajin
korrik. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar kur ato ishin 10 miliardë lekë,
korrikun e këtij viti ishin 13.7 miliardë, pra, një rritje prej 3.7 miliardë
ose 27 përqind. Ndërsa rieksportet, pra prodhimi fason, ka qenë 8.6 miliardë
lekë korrikun e viti 2012, është 11.5 miliardë korrikun e këtij viti, ose një
rritje me 20 përqind”.

Nder te tjerë nga kreu u ekzekutivit u lëshua dhe mesazhi i nevojës për
një pasqyrim korrekte te situatës pasi e gjithë është ne te mire te
mbarëvajtjes se përgjithshme. Thirrje qe është e vërtet qe kërkon kohe për t’u
konsoliduar por gjithsesi jo për këtë nuk duhet filluar.