Dilema e “fundit” e reformimit të sektorit energjetik
Shqiptarë

Shkruar nga Av. Dr. Lorenc Gordani

Javët e fundi opinioni
publik është njohur gjerësisht me rezultate e bilanc raportit të 6-mujor të
fundit të Bankës Botërorë ku për sektorin energjetik vlerësohet së fokusi duhet
të jete ai reformimit. Njëkohësisht edhe dukë ju referuar të njëjtit raport rikujtohet
që të paktën vet procesi i ndarjes së kompanisë shtetërore u plotësua që më
2008. Prandaj del e nevojshme të kuptohet cili është thelbi i reformës së tregut
energjetike e cila kërkohet të arrihet. Drejtim që në këtë shkrim do të mundohemi
ta vëmë në dritë – edhe së ndoshta shkurtazi për kompleksitetin që ajo mbartë –
duke u mbështetur në piketat më kryesore por mbi të gjitha në logjikën e përgjithshme që ajo përçon.

Për këtë kuadër, thelbësore behët arritja e dy trageteve, që nga një anë
shikojnë hapjen e plotë të tregut dhe nga ana tjetër formimin e çmimeve sipas
logjikeve ekonomike. I pari nënkupton që prodhuesi publikë të mund të
shesë në platforma tëlematike të tregut të brendshëm dhe atij rajonal në kohë reale
(së pari për ditën e nesërme ose Day Ahead Market). Gjithashtu duhet të hiqet
çdo kufizim ligjor për furnizuesin publik për të blerë ekskluzivisht nga një gjeneratorë
i përcaktuar dhe nga ana tjetër të kufizohet roli i tij lidhur më konsumatorët e
vegjël. Kërkesa që do të duhet të përmbushën më transpozimin e plotë të Paketës
së Trete të Energjisë më afat të fundit 1 Janarin 2015.

Aspekte këto të
cilat siç kuptohet do të kenë implikime të rëndësishme për të gjithë
konsumatorët finalë. Në fakt për sa i përket konsumatorëve jo familjarë që më reformën
e dytë rregullatore të BË-së e më saktësisht më artikullin 21 të direktivës
2003/54/EC është caktuar njohja e plotë e së drejtës për të zgjedhur furnizuesin.
Një proces pra që duhet të përmbyllët tashmë më përfshirjen edhe të konsumatorëve
familjarë brenda 1 janarit 2015. Më specifikisht për kategorinë e parë tashmë
afati është përmbyllur dhe masa të shpjeta duhet të ndërmerren për kategorinë e
dytë nisur dhe nga vete shtrirja e gjere e saj.

Në lidhje më
këtë aspekt më 22 qershor 2013 u plotësua më rregullat e funksionimit Komitetiti
Këshillues (Advisory Committee – AC) për Procedurat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.
Më këtë hap, Komiteti u bë plotësisht funksionalë dhe është i gatshëm për të nxjerre
një opinion ligjor në rast mos përmbushje të acquis communautaire që do ti referohet nga Këshillit Ministror
(MC). Më konkretisht në Maj 2013, u regjistrua edhe rasti i parë ku nga Sekretariati
i Komunitetit të Energjisë (SKE) u paraqit një kërkesë e arsyetuar Këshillit Ministror (rasti ECS-8/11) në lidhje më legjislacionin
e gazit të Bosnjë-Hercegovinës i cili do të vendoset për t’ju kaluar apo jo AC-së
nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij më 24 tetor të këtij viti.

Pra e arsyeshme
është pikëpyetja për motivet që bëjnë që shtet pjesëmarrëse të kenë vështirësi
për tu raportuar më përmbushjen e objektivave nga ata të vet të ndërmarra. Shkaqet
të cilat janë të shumta dhe jo pak objektive dhe mund të përmblidhen në
aftësinë e kufizuar në governance
politike dhe financiare sidomos në vendet e EJL për ndërmarrjen e reformave jo
pak të vështira edhe për ato me më traditë në tregun e liberalizuar. Thelbi i së
cilit përkon me rregullimin e çmimeve të energjisë sipas logjikeve ekonomike
ose e thëne më qartë rregullimi i tij t’i kthehet tregu (art. 3 i direktivës së
elektriciteti dhe gazit). Por edhe nga sa është vërejtur deri më tani jo në pak
raste edhe konsumatorët e mëdhenj kanë vështirësi t’i përmbahen kësaj paradigme
dhe ngulmojnë të mbeten në kategorinë e rregulluar/mbrojtur. Madje për të evituar
këtë SKE kërkoi që brenda 31 korrikut t’u dërgohet nga shtete anëtare lista ë
plotë dhe e azhurnuar në vazhdimësi e kompanive të “emancipuara”.

Për sa i përket
grupit të dytë të konsumatorëve familjarë dhe atyre të vegjël çmimet e rregulluara
të energjisë elektrike duhet t’i përmbahen kuadrit të përcaktuar për qëllime të
sigurimit të shërbimit universal (art. 3 (3) i direktivës së energjisë elektrike)
dhe gjithmonë të sigurojnë mbulimin e kostove. Aspekte që nënkupton mbulimin e
të gjithë shpenzimeve reale të furnizimit më energji elektrike, duke përfshirë:
kostot e prodhimit, koston për prokurimin nga prodhimi i brendshëm ose importi,
investimet e nevojshme/një normë të përshtatshme fitimprurëse, kostot e shërbimeve
të furnizimit dhe madje borxhet e këqija.

Njëkohësisht
edhe në filozofinë e tyre të gjitha çmimet e rregulluara duhet të jene të
kufizuar në kohëzgjatje për atë që është e domosdoshme për arritjen e objektivave
të shërbimit publik të ndjekura dukë ju përmbajtur frymës së nenit 3 (2) të Direktivës
së Energjisë Elektrike (pra të definuar në mënyrë të qartë, transparente, jo-diskriminuese,
të verifikueshme dhe dukë garantuar barazinë e eksesit për komunitetin e kompanive
të energjisë elektrike për konsumatorët kombëtarë). Njëkohësisht Autoriteti
Kombëtar Rregullator (në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës) duhet të ngarkohet
me kryerjen e raportimeve vjetore të metodologjive dhe nivelin e çmimeve
miratuar për klientët finalë.

Në mbyllje, edhe
për sa këtu shkurtazi sjellë, e gjitha përbënë një operacion i cili shpëton sektorin
siç thotë edhe Banka Botërorë sepse synon ta ktheje më së fundmi në logjikën ekonomike.
Logjikë që detyron sigurimin e mbrojtjes së kategorive të cilësuar të dobëta nëpërmjet
përcaktimeve të qarta legjislative dhe adresimin reale të nevojave të tyre ekonomike.
Madje forcon në përputhje më parashikimet
e acquis deri në qëndrueshmërinë e sistemit me anë të “Furnizuesit të instancës së fundit”. Pra në konkluzion, siç ka treguar
dhe eksperienca e deritanishme, përqasja më logjika e tregut të këtyre nevoja
plotëson më së mirë ato, por cila do të jene kostot më të cilën do të jemi në gjendje
ta arrijë këtë ndoshta është dilema së cilës do të duhet t’i përgjigjemi tashmë
edhe brenda kornizës së afateve të mirë përcaktuara kohorë.